Lista e plotë/ Publikohet notat e provimit të gjuhës së huaj për maturantët

TIRANE, 20 qershor/ATSH/- Qendra e Shërbimit Arsimor ka publikuar sot notat e provimit të parë të Maturës Shtetërore.

Lista e notave për maturantët që provimin e parë kishin gjuhën e huaj është publikuar në faqen zyrtare të QSHA.

Pas provimit të parë,  rreth 36 mijë maturantë në të gjithë vendin iu nënshtruan edhe provimit të Gjuhë-Letërsisë, matematikës dhe një lënde me zgjedhje.

Këtë vit dhe teza dhe kohëzgjatja e provimit ka qenë e kushtëzuar nga situata e koronavirusit.  Testi i gjuhës së huaj ishte i ndërtuar i gjithi me alternative dhe përmbante 60 pyetje secila nga 1 pikë.

Ndërkaq pritet të publikohen edhe notat e provimeve të tjera për maturantët, ku korrigjimi i tezave  është bërë elektronikisht.

Më poshtë lista e plotë:

http://qsha.gov.al/infos/matura_2020/d3_rezultate_2020.pdf

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.