GJERMANI – Berlini thirrje Brukselit për planin e vonuar të reformës së migracionit

BERLIN, 10 qershor /ATSH-DPA/ – Ministria e Brendshme e Gjermanisë i ka bërë thirrje Komisionit Europian të paraqesë një propozim të shumëpritur për reformimin e politikës së migracionit në Europë, një çështje e diskutueshme kjo brenda bllokut.

“Gjermania po përgatitet të marrë presidencën e rradhës të bllokut për gjashtë muaj, duke filluar nga 1 korriku dhe Berlini do të ketë nevojë për një plan”, deklaroi një zëdhënës i ministrisë.

Komentet erdhën si pasojë e lajmeve se reformat e migracionit janë shtyrë përsëri, pasi vendet anëtare të BE-së po negociojnë për një buxhet.

“Jemi në procesin e përfundimit të propozimit”, deklaroi komisionerja e Çështjeve të Brendshme të BE-së, Ylva Johansson, duke shtuar se vendet anëtare kërkuan një shtyrje, ndërsa po përpiqen të bien dakord për një buxhet./ /sara/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.