51 procedime për vjedhje të energjisë dhe 250.000 kV detyrim për t’u paguar ndaj OSSH

TIRANE, 20 qershor/ATSH/- Në 2626 kontrollet e kryera nga Departamenti i Rikuperimit të Humbjeve në maj, u zbuluan dhe u proceduan në organet e drejtësisë 51 abonentë.

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike bën të ditur se gjysma e rasteve të proceduara ishin në zonat e Shkodrës dhe Durrësit.

Ky departament, pjesë e OSSH, pas verifikimeve në terren rekomandoi 1001 masa (detyra) për drejtoritë rajonale, për zbatimin me korrektësi të procedurave ligjore .

Ndaj abonentëve të proceduar penalisht u vendos edhe vlera e dëmit prej 250 mijë kV (vjedhje) shkaktuar kompanisë, pjesë e OSHEE Group sh.a.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.