U-21/ UEFA përcakton kalendarin e ndeshjeve të Shqipërisë për 2020

TIRANË, 19 qershor/ATSH/ Federata Shqiptare e Futbollit bën me dije se UEFA ka përcaktuar tashmë kalendarin e ndeshjeve të kombëtares shqiptare U-21, pas situatës së krijuar nga pandemia e COVID-19.

Kombëtarja U-21 e drejtuar nga trajneri Alban Bushi do të zhvillojë në total pesë ndeshje, ku një prej tyre do të jetë ndeshja miqësore ndaj Sllovenisë U-21 dhe katër sfidat e tjera, janë të vlefshme për eliminatoret e EURO 2021.

Përballjet e kuqezinjve do të zhvillohen në muajt shtator, tetor dhe nëntor 2020, sipas këtij kalendari:

4 shtator/ Austri U-21 vs Shqipëri U-21

8 shtator/ Shqipëri U-21 vs Andorra U-21

8 tetor/ Shqipëri U-21 vs Slloveni U-21 (Miqësore)

13 nëntor/ Kosovë U-21 vs Shqipëri U-21

17 nëntor/ Angli U-21 vs Shqipëri U-21

Gjithashtu, FSHF bën me dije se është ndryshuar rregullorja për këtë kompeticion sipas këtij rregulli: Janë hequr “play-off”-et dhe në Europian shkojnë 9 ekipet e renditura në vendin e parë në secilin grup, 5 vendet e dyta më të mira si edhe vendet organizatore të EURO 2021, Sllovenia dhe Hungaria.

/gj.mima//a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.