SHBA – Sanksione ndaj kompanive që eksportojnë naftën e Venezuelës

UASHINGTON, 19 qershor /ATSH-AA/- Departamenti amerikan i Shtetit ka njoftuar se ka sanksionuar një rrjet biznesesh meksikane me akuzat se kanë ndihmuar qeverinë e Venezuelës për eksportimin e naftës pavarësisht sanksioneve.

Gjithsej tre individë, tetë subjekte të huaja dhe dy anije ishin caktuar për të ndihmuar qeverinë e Venezuelës të anashkalonte sanksionet, të cilat si synim përfundimtar kishin të detyronin presidentin e Venezuelës, Nicolas Maduro, të heqë dorë nga pushteti.

Pretendohet se personat dhe kompanitë kanë ndihmuar kompaninë shtetërore të sanksionuara të Venezuelës, PDVSA, të likuidojë dhe shesë miliona fuçi nafte të papërpunuar.

Shtetasi meksikan Joaquin Leal Jimenez u sanksionua gjithashtu lidhur me pretendimet se ka ndihmuar shtetasin kolumbian Alex Saab për të shmangur sanksionet.

Saab u arrestua kohët e fundit, kurse SHBA kërkon ekstradimin e tij me akuzat e pastrimit të parave.

Saab është një ndër aleatët kryesorë të presidentit të Venezuelës. Ai u akuzua nga gjykata federale amerikane në korrik të vitit 2019.

Departamenti i Thesarit akuzoi Leal si urë që lidh bizneset dhe pronarët e tyre me PDVSA dhe Saab. /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.