KOLUMBI – Parlamenti miraton burgimin e përjeshtëm për përdhunuesit dhe vrasësit e fëmijëve

BOGOTA, 19 qershor /ATSH-AFP/ – Parlamenti kolumbian miratoi sot një reformë kushtetuese që parashikon burgim të përjetshëm për përdhunuesit dhe vrasësit e fëmijëve dhe adoleshentëve deri në moshën 14 vjeç.

Me 75 vota pro dhe asnjë kundër, Senati, me mbështetjen e qeverisë së presidentit të krahut të djathtë Ivan Duque, votoi për ndryshimin e nenit 34 të Kushtetutës, që pengon dënimet në mërgim, burgimin e përjetshëm dhe konfiskimin.

“Në mënyrë përjashtuese,  kur një fëmijë apo adoleshent është viktimë e një vrasjeje të qëllimshme, marrëdhënieje seksuale me dhunë ose paaftësi për të rezistuar, dënimi do të arrijë deri në burgim të përjetshëm”sipas ndryshimit të votuar.

Teksti, tashmë i aprovuar nga Dhoma e Deputetëve, do të nënshkruhet nga presidenti në ditët në vijim./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.