Karli nga Fieri, një nga 167 206 punonjësit që kanë përfituar deri më sot ndihmën financiare nga paketa e zgjeruar

TIRANË, 19 qershor/ATSH/ Kryeministri Rama përcolli sot shembullin e një kamerieri në një nga baret e qytetit të Fierit i cili ka përfituar pagën e luftës falë paketës së zgjeruar nga qeveria shqiptare.

Rama ka thënë që ai është një prej 10689 përfituesit e ndihmës nga Paketa e Zgjeruar prej 40 mijë lekësh në qarkun Fier. Kryeministri vuri në dukje se 45 813 biznese dhe 167 206 punonjës kanë përfituar deri më sot nga Paketa e Zgjeruar në të gjithë vendin.

“Karli, kamerier në një prej bareve të qytetit është një nga 10 689 përfituesit e ndihmës nga Paketa e Zgjeruar prej 40 mijë lekësh në Qarkun Fier. 45 813 biznese dhe 167 206 punonjës kanë përfituar deri më sot nga Paketa e Zgjeruar në të gjithë vendin”, u shpreh Kryeministri Rama.

“Unë jam Karli Rabia. Kam marrë pagën e luftës. Ditën e parë që u hodhën, erdhi mesazhi i bankës. Jemi shumë mirënjohës”, shprehet kamerieri nga qyteti i Fierit. z.tosku/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.