GJERMANI – Merkel: Takimi për Recovery Fund me klimë konstruktive

BERLIN, 19 qershor /ATSH-ANSA/ – Ishte e qartë dhe e pritshme se nuk do të ndodhte ndonjë gjë konkrete në takimin e sotëm, por, pati një shkëmbim të parë idesh, deklaroi sot kancelarja gjermane Angela Merkel.

”Ne do të vazhdojmë përpjekjet deri në mes të korrikut mbi fondin e rimëkëmbjes si edhe për aspektet pozitive dhe kritike të tij”, theksoi ajo.

Kancelarja gjithësesi pranoi se ”diskutimet u zhvilluan në një atmosferë shumë konstruktive”.

Merkel përmendi fjalët e presidentes së BQE-së Christine Lagarde dhe përsëriti opinionin e saj se “implikimet ekonomike të pandemisë janë shumë të vështira, pasi po përballemi me sfidën më të madhe që nga Lufta e Dytë Botërore.   /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.