FRANKFURT – BMW shkurton 6 000 vende pune

FRANKFURT, 19 qershor /ATSH-AFP/ – Prodhuesi gjerman i makinave BMW do të mbyllë 6 000 vende pune këtë vit, veçanërisht nëpërmjet pensioneve të parakohshme, njoftoi sot kompania.

Ndërsa grupi kishte raportuar në mëngjes për një marrëveshje me sindikatat dhe njoftoi mbylljen e vendeve të punës pa dhënë shumë detaje, një zëdhënës i grupit theksoi se masat parashikonin shkurtimin e 6 000 punonjësve se masat kishin për qëllim zvogëlimin e numrit të 6 000 të punësuarve.

“Pas masave ekzistuese të fleksibilitetit, në veçanti papunësia e pjesshme, masat shtesë janë të domosdoshme, që do të përfshijnë kryesisht qendrat gjermane”, theksoi prodhuesi./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.