DUBLIN – Irlanda përshpejton procesin e hapjes së vendit

DUBLIN, 19 qershor /ATSH-AFP/ – Kryeministri irlandez Leo Varadkar njoftoi sot se qeveria e tij do të përshpejtojë edhe një herë procesin e hapjes së Irlandës, falë përparimit në luftën kundër koronavirusit të ri.

“Qeveria miratoi sot një ndryshim në planin e hapjes”, tha udhëheqësi, gjatë një konference shtypi në Dublin.

Vendet e kultit ose kohës së lirë, palestrat, kinematë dhe parukeritë mund të rihapen më 29 qershor dhe jo në korrik, siç ishte planifikuar më parë.

Gjithashtu, mund të rifillojnë aktivitetet sportive, kurse grumbullimet masive do të autorizohen sërish, por të kufizuara në 50 persona brenda dhe 200 persona jashtë, deri më 20 korrik.

Masat e fundit detyruese pritet të hiqen në korrik dhe jo në gusht, siç ishte planifikuar fillimisht./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.