STAMBOLL – Turqia shpall shtetrrethim të kufizuar mbarëkombëtar për dy fundjavat e ardhshme

STAMBOLL, 18 qershor ATSH-DPA/-  Turqia do të detyrojë një bllokim të kufizuar në shkallë vendi gjatë fundjavave të ardhshme, për të frenuar koronavirusin e ri, pas rritjes së vazhdueshme të numrit të të infektuarve gjatë dy javëve të fundit.

Bllokimi i parë, për një periudhë gjashtëorëshe, do të vendoset të shtunën në të 81 qytetet e vendit, gjatë kohëzgjatjes së një provimi të shkollës së mesme”, raportoi sot agjencia shtetërore e lajmeve duke cituar Ministrinë e Brendshme.

Ndalimi i udhëtimeve do të jetë në fuqi në fashën orare 09:00 – 15:00 të shtunën.

Ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, tha se bllokimi ka për qëllim të shmangë turmat, ndërsa personat shkojnë e kthehen nga provimi.

Bllokimi i dytë do të vendoset më 27 dhe 28 qershor, që përkon me provimin e pranimit në universitet, për të njëjtën periudhë gjashtëorëshe.

Të përjashtuar nga ndalimi janë ata që do të shoqërojnë studentët në qendrat e provimeve, si edhe personat që kanë blerë tashmë një biletë për udhëtime ndërqytetase./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.