Përkeqësimi i situatës epidemiologjike, vazhdon apeli për respektim të masave

PRISHTINE, 18 qershor /ATSH/ -Të dhënat e fundit të IKSHPK tregojnë për 77 raste të reja në Kosovë pas gjithsej 437 mostrave të marrë nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Tashmë Kosova ka regjistruar gjithsej 1833 raste pozitive me COVID-19, me gjithsej 34 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Numri në rritje i rasteve javën e fundit ka qenë shqetësues si pasojë e drejtpërdrejtë e moszbatimit të masave.

Këta numra tregojnë përkeqësim të situatës epidemiologjike me rrezik të shkuarjes drejt humbjes së kontrollit, si dhe drejt mbingarkimit pastaj të institucioneve shëndetësore, përkatësisht të Klinikës Infektive ku fatkeqësisht personat me sëmundje shoqëruese dhe të moshuarit mund të përfundojnë fatalisht.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike dhe Ministria e Shëndetësisë rekomandojnë që në mënyrë rigoroze të respektohen masat mbrojtëse të deritanishme sipas planit për masat lehtësuese që nënkupton vazhdimin e zbatimit të mëtejshëm të rekomandimeve./KosovaPress//e.m/ /a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.