MOSKË – OBSH paralajmëron Rusinë për rrezikun e koronavirusit para paradës së përvjetorit të LIIB

MOSKË, 18 qershor /ATSH-DPA/ – Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) paralajmëroi Rusinë se ngjarjet masive rrezikojnë përhapjen e koronavirusit, disa ditë para se Moska të zhvillojë një paradë për përvjetorin e Luftës së Dytë Botërore.

“Grumbullimet masive përbëjnë rrezik për përhapje të madhe”, deklaroi përfaqësuesja e OBSH-së, Catherine Smallwood në një konferencë për shtyp që përqendrohej në situatën aktuale të koronavirusit në Rusi.

“OBSH është në gjendje të sigurojë udhëzime për autoritetet ruse, në përpjekje për të zbutur atë rrezik”, theksoi Smallwood.

Rusia ka raportuar më shumë se 560 000 raste me koronavirus, duke u bërë vendi i tretë me numrin më të lartë të rasteve në botë pas SHBA-së dhe Brazilit.

Rusia ka regjistruar më shumë se 7 600 viktima nga virusi, duke përfshirë dhe rreth 500 punonjës të mjekësisës./ /sara/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.