Lezhë, 4457 përfitues të ndihmës nga Paketa e Zgjeruar prej 40 mijë lekësh

https://www.facebook.com/aniladenaj.al/videos/540082880203834/?t=15

TIRANË, 18 qershor/ATSH/ Donika, përgjegjëse e repartit të prodhimit në një kompani fason, është një nga 4457 përfituesit e ndihmës nga Paketa e Zgjeruar prej 40 mijë lekësh në qarkun e Lezhës.

Kompania, ku ajo është e punësuar, ka përfituar edhe nga “Garancia Sovrane 1” me interesa të subvencionuara nga shteti për 1008 punonjës.

Donika shprehet se pas një ndërprerje për shkak të COVID-19 është rikthyer në punë.

“Po punojmë rregullisht, ndërsa po zbatojmë me rigorozitet edhe protokollin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19”, shprehet ajo.

Në situatën e krijuar prej COVID-19, rreth 230 mijë individë e kanë përfituar ndihmën financiare si mbështetje nga paketat e qeverisë./a.gjonaj/ /a.g//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.