JERUZALEM – Izraeli përgatitet për një valë emigracioni hebre postCOVID-19

JERUZALEM, 18 qershor /ATSH-AFP/ – Francezi me origjinë hebreje, Dan Bocobza po mendon ende për mundësinë e emigrimit të tij dhe ajo që e bindi përfundimisht ishte pandemia e Covid-19.

Ai paraqiti një kërkesë për emigrim pranë autoriteteve izraelite, të cilat po përgatiten për një tjetër valë të imigracionit hebre postCOVID-19.

Dan Bocobza është sipërmarrës në Strasburg, në lindje të Francës, dhe baba i shtatë fëmijëve.

Në Francë, një vend me 65 milion banorë, virusi ka shkaktuar vdekjen më shumë se 29 000 personave dhe komuniteti hebre është prekur veçanërisht.

Me nëntë milionë banorë, Izraeli ka arritur t’ia dalë, të paktën deri tani, të mposhtë pandeminë.

Autoritetet kanë numëruar vetëm 301 të vdekur, një raport 13 herë më i ulët.

“Keqmenaxhimi në Francë kundër COVID-19 luajti një rol të madh, por veçanërisht fakti se ne ndjemë që papritur portat ishin mbyllur”, theksoi Bocobza për mbylljen e kufijve të Izraelit për disa muaj.

“Gjithmonë kam dashur të largohem. Izraeli ishte destinacioni i mundur, por kriza na ka përballur me një situatë të pazakontë, me mbylljen e kufijve, kjo ka qenë një goditje e madhe për mua”, thekson ai.

Antisemitizmi, kriza ekonomike dhe ideologjia fetare janë arsyet që i kanë shtyrë hebrenjtë të emigrojnë në Izrael…

Sot është frika e COVID-19, që gjithashtu mund t’i inkurajojë të emigrojnë./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.