FISHË TEKNIKE – Bilanci i COVID-19, mbi 450 000 të vdekur në botë

PARIS, 18 qershor /ATSH-AFP/ – Më shumë se 8 410 400 raste infektimi dhe 450 386 të vdekur  u regjistruan sot në 196 vende dhe territore të botës, që nga fillimi i epidemisë.

Ndër këto raste, të paktën 3 866 200 sot konsiderohen të shëruar.

Që nga vlerësimi i bërë një ditë më parë në orën 17:00, janë regjistruar 5 087 vdekje të reja dhe 139 699 raste infektimi në mbarë botën.

Vendet që kanë regjistruar më shumë vdekje të reja në 24 orët e fundit janë Brazil me 1 269 Meksika me 770 dhe SHBA me 767.

Kina (përjashtuar territoret e Hong Kongut dhe Makaos) regjistroi gjithsej 83 293 raste, përfshirë 4 634 vdekje dhe 78 394 të shëruar. 28 raste infektimi u regjistruan midis të mërkurës dhe të enjtes.

Në numër rastesh, SHBA është vendi më i prekur, me 2 173 804 raste infektimi të regjistruara zyrtarisht, duke përfshirë 118 057 vdekje dhe 592 191 të shërime.

Pas SHBA-së, vendet më të prekura janë, Brazili me mbi 46 510 vdekje për 955 377 raste, Britania e Madhe me 42 288 vdekje për 300 469 raste Italia me 34 514 vdekje për 238 159 raste dhe Franca me 29 603 të vdekur për 195 142 raste.

Europa – 2 471 745 raste (190 185 viktima).

SHBA dhe Kanadaja – 2 273 952 raste (126 405 viktima).

Amerika Latine dhe Karaibet – 1 840 488 raste (86 723  viktima).

Azia – 938.635 raste (26 990 viktima).

Lindja e Mesme – 606 444 raste (12 730 viktima).

Afrika – 270 355 raste (7 222 viktima).

Oqeania – 8 784 raste (131 viktima). / /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.