ESTONI – Dorëhiqet për arsye mosbesimi kreu i Bordit të Shëndetësisë 

RIGA, 18 qershor /ATSH-DPA/- Pas debateve të vazhdueshme politike me qeverinë gjatë pandemisë së koronavirusit, kreu i Bordit të Shëndetësisë, Merike Juerilo, njoftoi sot largimin nga posti i saj.

Duke sqaruar vendimin e saj, ajo përmendi mungesën e mbështetjes nga ministri i Çeshtjeve Sociale, Tanel Kiik, i cili më parë kishte folur për një klimë mosbesimi midis qeverisë dhe autoriteteve.

Kryeministri, Juri Ratas, tha se duhet të gjendet sa më shpejt që të jetë e mundur një pasardhës për Juerilon dhe se duhet të rikthehet besimi i ndërsjellë midis qeverisë dhe Bordit të Shëndetësisë.

Kohët e fundit, Estonia ka raportuar pothuajse asnjë rast infektimi me COVID-19.

Në total, vendi i BE-së prej 1,3 milionë banorësh ka regjistruar 1 977 raste dhe 69 vdekje nga koronavirusi i ri./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.