Durrës/ Përpunohen 64 anije të specializuara me afro 578 mijë tonë mallra të ndryshme, 49% e tyre me mallra eksporti

TIRANË, 18 qershor/ATSH/ Pas muajit mars të këtij viti, ku situata e pandemisë globale ndikoi në rënien e transportit të mallrave me kontejnerë, shifrat e përpunimit të tyre në portin  e Durrësit kanë ardhur duke u rritur.

Nga të dhënat e Sektorit të Statistikave mësohet se në muajt prill dhe maj 2020 është regjistruar numri më i madh i kontejnerëve të përpunuar gjatë këtij viti, përkatësisht 12 224 TEU dhe 13 003 TEU (njësi kontejnerike).

Që nga fillimi i këtij viti në Molin 6, i dedikuar vetëm për konteinerët, janë përpunuar gjithsej 64 anije të specializuara me afro 578 mijë tonë mallra të ndryshme, ndërsa numri i konteinerëve arrin në 51 378 njësi kontejnerike TEU.

49% e kontejnerëve janë nisur për eksport, ndërsa pjesa tjetër ka mbërritur në Durrës me mallra importi./k.s//a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.