TIRANË, 18 qershor /ATSH – I. Vata/ Bashkia e Dibrës ka nisur punën për sistemimin e rrugëve në fshatrat Kukaj dhe Kandërr, njësia administrative Kastriot.
Kryetari i bashkisë Dibër, Dionis Imeraj tha sot se “prej tri ditësh vijon pandërprerë puna e ekipit të Shërbimeve Publike për rehabilitimin dhe sistemimin e rrugëve në fshatrat Kukaj dhe Kandërr të kësaj njësie”.
“Do të vazhdojmë për të përmirësuar më tej infrastrukturën rrugore rurale për banorët në të gjitha njësitë e fshatrat ku është nevoja. Çdo ditë në shërbim të qytetarëve”, tha ai.
Kjo rrugë është investim i bashkisë Dibër dhe iu shërben qindra banorëve për lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe mjeteve dhe lidhjen e tyre me qendrën e qytetit të Peshkopisë.
Sistemimi i plotë i rrugëve të fshatrave Kukaj dhe Kandërr të njësisë administrative Kastriot, u shërben rreth 1000 banorëve të këtyre dy fshatrave. /j.p/r.e/