COVID-19/ BB: Shërbimet financiare që lidhen me dërgesat e emigrantëve janë ofruar pa ndalesë në Shqipëri

TIRANË, 18 qershor /ATSH/ Edhe në kushtet e pandemisë globale, shërbimet financiare që lidhen me dërgesat e emigrantëve janë ofruar pa ndalesë në Shqipëri, bëri të ditur Banka Botërore në raportin e publikuar së fundmi.

Për të theksuar rëndësinë e tyre për ekonominë shqiptare dhe për të promovuar rëndësinë e edukimit financiar BB dhe institucionet e linjës do të organizojnë virtualisht edicionin e dytë të aktivitetit “Në kërkim të thesarit”.

Prurjet në para të emigrantët ose remitancat, shënuan rritje edhe gjatë 3-mujorit të parë të vitit 2020.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë gjatë tre muajve të parë të këtij viti remitancat u rritën me 152 milionë euro.

Në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ka një rritje të lehtë prej 1%, evidenton BSH-ja.

Treguesi i remitancave prej disa vitesh ka hyrë në trend rritës të konsoliduar. Por bankierët shprehen se, tendenca rritëse pritet të ndikohet nga pasojat që COVID-19 ka shkaktuar në ekonominë globale.  e.xh/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.