BRUKSEL – Gentiloni: Me shpresë se SHBA do të reflektojë për taksën GAFA

BRUKSEL, 18 qershor /ATSH-AFP/ – Komisioneri Europian për Çështjet Ekonomike, Paolo Gentiloni deklaroi sot se shpresonte që ndërprerja e njoftuar nga Uashingtoni, në negociatat ndërkombëtare mbi taksimin e GAFA-s nuk do të ishte një ndërprerje përfundimtare.

“Shpreh keqardhje të thellë për vendimin amerikan për të bllokuar diskutimet ndërkombëtare mbi taksimin e kompanive digjitale”, theksoi ai.

“Shpresoj se do të jetë një pengesë e përkohshme sesa një ndalesë e përhershme”, nënvizoi Gentiloni./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.