SHBA në ndihmë të Shqipërisë, 346 000 dollarë në luftën kundër COVID-19

TIRANË, 17 qershor/ATSH- A. Fortuzi/ Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë miratuar sot një shtesë prej 346 000 $ për të ndihmuar Shqipërinë në luftën kundër COVID-19.
Ambasada e SHBA në Tiranë, sqaron se këto fonde ishin shpallur më parë si pjesë e angazhimit mbi 11 milionë dollarë të qeverisë për luftën kundër COVID-19 në mbarë botën.
“Qeveria e Shteteve të Bashkuara, përmes USAID-it, ka dhënë një shtesë fondesh prej 346 000 dollarësh për të ndihmuar Shqipërinë të vazhdojë luftën kundër pandemisë. Këto fonde ishin lajmëruar më parë si pjesë e shumës mbi 11 milionë dollarë, të angazhuara nga qeveria e Shteteve të Bashkuara për luftën kundër pandemisë në mbarë botën”, – njoftoi sot USAID. /a.g/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.