SEUL – Pheniani kërcënon me riforcim të pranisë ushtarake në zonën e demilitarizuar

SEUL, 17 qershor /ATSH-AFP/ – Pheniani kërcënoi sot se do të riforconte praninë ushtarake në zonën e demilitarizuar (DMZ) pas shkatërrimit të zyrës lidhëse me Korenë e Jugut.

Koreja e Veriut konfirmoi gjithashtu se kishte refuzuar një kërkesë që kishte marrë nga presidenti koreano-jugor, Moon Jae-in për dërgimin e emisarëve për diskutime.

Kim Yo Jong, motra e fuqishme e liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un, e ka parë këtë kërkesë si “një propozim i keq dhe pa takt”, sipas agjencisë koreano-veriore të lajmeve KCNA.

“Ne paralajmërojmë se nuk do të tolerojmë më veprime dhe fjalë të paarsyeshme nga Koreja e Veriut”, theksoi zëdhënësi i Shtëpisë Blu, presidenca e Koresë së Jugut, Yoon Do-han, i cili e gjykoi të pazakontë dhe të pakuptimtë faktin që Pheniani njoftoi se Moon kishte propozuar dërgimin e një emisari./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.