Nesër dy fluturime riatdhesimi nga Italia, konfirmohen fluturimet nga Vjena dhe Beogradi

TIRANË, 17 qershor/ATSH/ Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) informoi mbi fluturimet e konfirmuara për ditën e nesërme, 18 qershor 2020, ndër të cilat janë edhe dy fluturime riatdhesimi nga Italia.⠀

Sipas TIA-s fluturimet e konfirmuara vajtje-ardhje deri tani për ditën e nesërme janë:⠀⠀
Wizz Air (W6 2882) – Fluturimi nga Vjenë në Tiranë dhe kthim; Air Albania (ZB 3001) – Fluturimi për në Romë dhe kthim (Riatdhesim); Air Serbia (JU 213) – Fluturimi nga Beogradi në Tiranë dhe kthim dhe Air Albania (ZB 3003) – Fluturimi për në Milano dhe kthim (Riatdhesim).⠀

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës u bën thirrje pasagjerëve të kontaktojnë kompanitë ajrore përpara çdo udhëtimi.

Po ashtu, TIA u bën apel atyre që udhëtojnë, të respektojnë protokollet e higjienës, ndërsa thekson se maskat janë të detyrueshme.⠀

Ndërkohë, TIA njofton se “nisjet nga Shqipëria janë ende të kufizuara për personat që nuk janë të pajisur me leje qëndrimi apo pasaportë për destinacionet e BE-së. Lejohen të udhëtojnë vetëm rezidentët në Bashkimin Europian dhe nënshtetasit e BE-së. Situata ndryshon me orë, ndaj ju lutemi dhe për pak durim. Çdo njoftim të shtetit shqiptar në lidhje me çdo fluturim, do t’jua përcjellim menjëherë në faqet tona zyrtare”, thuhet në një njoftim të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës./m.m/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.