Ndalimi i grumbullimeve si masë antiCovid/ Këlliçi: Gjobitje politike

TIRANË, 17 qershor/ATSH/ “Gjobitja ndaj të rinjve protestues sot përpara Ministrisë së Arsimit apo e Shoqatës së Transportit është antikushtetuese, është politike dhe tregon standardin e dyfishtë të policisë në shërbim të regjimit në ikje”, deklaroi sot kreu i FRPD, Belind Këlliçi.

“Gjobat politike janë një masë e rrezikshme që synon të shtypë pakënaqësinë kundër një qeverie që nuk ka prioritet shëndetin e qytetarëve, por pasurimin e kryeministrit dhe të oligarkëve”, tha ai.

“Koronavirusi nuk luftohet as me polici, as me gjoba, as me kërcënimin se do të mbyllemi sërish. Edi Rama duhet të bëjë testime, të menaxhojë spitalet dhe institucionet, që i ka shndërruar në vatrat kryesore të përhapjes së virusit dhe të rimbursojë qytetarët dhe bizneset për dëmin e shkaktuar nga mbyllja”, theksoi Këlliçi.

/gj.mima/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.