KANBERRA, 17 qershor /ATSH-DPA/ – Australia dhe Zelanda e Re filluan zyrtarisht negociatat për marrëveshjen e tregtisë së lirë me Britaninë e Madhe, më shumë se katër muaj pas largimit nga Bashkimi Europian.
Ministri australian i Tregtisë, Simon Birmingham theksoi se vendi po punon për një marrëveshje tregtare me Londrën që nga viti 2016.
“Brexit tani ofron mundësi të reja për dy kombet tona”, u tha Birmingham gazetarëve.
“Kjo marrëveshje do të mbështesë marrëdhëniet e ardhshme ekonomike midis dy vendeve tona dhe do të dërgojë një sinjal të fortë të mbështetjes sonë të ndërsjellë për tregtinë e lirë, e cila do të jetë në një botë pas Covid-19”, theksoi ai.
Britania e Madhe është partneri i shtatë tregtar i Australisë, me tregtinë bilaterale me vlerë 30,3 miliardë dollarë australianë (20,8 miliardë dollarë) nga 2018-a deri në 2019-ën. /os/