FUTBOLL – Lotito: Shpërblime për skuadrën nëse fitojmë kampionatin

ROME, 17 qershor /ATSH-MIA/ – Presidenti i ekipit të Lacios, Claudio Lotito ka premtuar bonuse prej 18 milionë eurosh nëse “shqiponjat” e tij, do të fitojnë kampionatin, sipas “Il Corriere della Sport”.

Sipas informacioneve, klubi dhe lojtarët kanë arritur marrëveshje për bonuset, ndërsa për secilin prej tyre do të akordohen 400 000 euro nëse ato fitojnë.

Lacio është i dyti në klasifikim pas Juventusit.

Presidenti i Lacios dhe futbollistët u dakorduan të mos merrnin paga mujore gjatë pauzës për shkak pandemisë. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.