VARSHAVË – Polonia përshëndet propozimin gjerman për përkujtimin e viktimave polake të LIIB

VARSHAVË, 16 qershor /ATSH-DPA/ – Polonia përshëndeti propozimin e ri gjerman për të ngritur një monument në kujtim të viktimave polake të Luftës së Dytë Botërore në kryeqytetin gjerman, njoftoi ministri i Jashtëm i Polonisë, Jacek Czaputowicz, pas një takimi me homologun e tij gjerman, Heiko Maas.

“Është paraqitur një koncept paraprak. Në e trajtojmë si një shenjë pozitive të gatishmërisë për të përkujtuar gjashtë milionë polakët që vdiqën gjatë Luftës së Dytë Botërore”, deklaroi Czaputowicz.

Ai shtoi se Polonia është e gatshme të kontribuojë në lidhje me këtë koncept.

Fondacioni përkujtimor i hebrenjve të vrarë në Europë dhe Instituti gjermano-polak iu drejtuan Bundestagut dhe qeverisë gjermane me një propozim për të ngritur një monument në Berlin, që do të përkujtojë sulmin gjerman ndaj Polonisë më 1 shtator 1939./ /sara/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.