UASHINGTON – Mbyllja e kufirit SHBA-Kanada zgjatet deri më 21 korrik

UASHINGTON, 16 qershor /ATSH-DPA/ – Kanadaja dhe SHBA-ja do ta zgjasin mbylljen e kufirit të përbashkët deri më 21 korrik, njoftoi sot kryeministri kanadez, Justin Trudeau, gjatë një konference për shtyp.

“Masa për udhëtimet jothelbësore do të zgjatet me një muaj, me qëllim që të ndihmojë në parandalimin e përhapjes së koronavirusit”, tha ai.

Dy vendet e mbyllën përkohësisht kufirin e përbashkët në mars.

SHBA-ja dhe Kanadaja kanë një tregti ditore të përbashkët me vlerë rreth 2 miliardë dollarë.

Mallrat dhe shërbimet amerikane të tregtuara me Kanadanë arritën vlerën rreth 718,5 miliardë dollarë në vitin 2018, sipas autoriteteve tregtare amerikane./ /sara/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.