TEKNOLOGJI – Brazili vendi i parë në botë ku paguan me Whatsapp

RIO DE ZHANIERO, 16 qershor /ATSH-ANSA/ – Aplikacioni Whatsapp ka nisur pagesat digjitale në Brazil duke e bërë vendin latino-amerikan të parin në botë që ofron një mundësi të tillë.

“Ne po bëjmë dërgimin dhe marrjen e parave më të lehtë sesa ndarjen e fotografive, gjithashtu po lejojmë që bizneset e vogla të bëjnë shitje direkt brenda WhatsApp-it”, shkruan Mark Zuckerberg në Facebook.

“Qytetarët do të jenë në gjendje të dërgojnë para’ ose të bëjnë një blerje nga një kompani lokale. Më shumë se 10 milionë biznese të vogla janë shumë të rëndësishme në Brazil. Tani, përveç shikimit të një katalogu të dyqaneve, klientët do të jenë në gjendje të dërgojnë para nëpërmjet Whatsapp-it”, shtoi Zuckenberg.

WhatsApp deklaron se sistemi merr parasysh sigurinë dhe për të parandaluar transaksione të paautorizuara, do të kërkohet një PIN special me gjashtë shifra ose gjurmët e gishtërinjve./ /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.