SUEDI – “Volvo” synon shkurtimin e 4 100 vendeve pune në nivel global

STOKHOLM, 16 qershor /ATSH-AFP/- Prodhuesi i njohur suedez i automjeteve “Volvo Group”, një nga liderët globalë të kësaj industrie, njoftoi sot qëllimin e tij për të shkurtuar 4 100 vende punë ekzekutive dhe zyre, në të gjithë botën, gjatë gjysmës së dytë të vitit, për shkak të ndikimit të pandemisë së koronavirusit në biznesin e tij.

“Epidemia e koronavirusit dhe masat e marra në të gjithë botën për ta luftuar atë kanë rezultuar në një situatë të tillë tregu, e cila ka patur pasoja serioze në sektorin tonë”, tha Martin Lundstedt, drejtuesi ekzekutiv i grupit, në një deklaratë.

Sipas kompanisë “Volvo”, këto 4 100 shkurtime synojnë sektorin drejtues, 15% e të cilëve janë këshilltarë, si edhe 1 250 nënpunës në Suedi.

Në fund të marsit, prodhuesi i automjeteve punësoi rreth 99 000 punonjës./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.