SHBA – Powell: Ka ende paqartësi për rimëkëmbjen nga COVID-19

UASHINGTON, 16 qershor /ATSH-DPA/ – Kreu i Rezervës Federale, Jerome Powell, paralajmëroi se ka ende paqartësi në lidhje me masën dhe ritmin e rimëkëmbjes nga koronavirusi dhe se normat e interesit do të qëndrojnë afër zeros, derisa situata të rregullohet.

“Derisa publiku të jetë i sigurt se sëmundja është frenuar, nuk ka gjasa për një rimëkëmbje të plotë”, theksoi Powell.

“Nivelet e prodhimit dhe punësimit mbeten shumë poshtë nivelit të tyre të parapandemisë, gjithashtu vazhdon ende të ekzistojë një pasiguri e madhe në lidhje me kohën dhe forcën e rimëkëmbjes”, shtoi ai.

Powell paralajmëroi se grupet me të ardhura më të dobëta, si afro-amerikanët, hispanikët dhe gratë, janë më të prekurit nga rënia ekonomike, gjë që rrit rrezikun e përhapjes së pabarazive në shoqëri./ /sara/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.