RABAT – BAM: Maroku në recesionin më të keq që nga viti 1996

RABAT, 16 qershor /ATSH-AFP/- Maroku pritet të përjetojë në vitin 2020 recesionin e tij më të keq që nga viti 1996, me një tkurrje prej më shumë se 5% të PBB-së së tij, për shkak të pandemisë së COVID-19, por edhe të një rendimenti të dobët bujqësor, njoftoi sot Banka Qendrore e mbretërisë.

“Në nivelin kombëtar, nën ndikimin e kombinuar të thatësirës dhe kufizimeve për frenimin e përhapjes së COVID-19, ekonomia do të paraqesë një tkurrje prej 5,2% në vitin 2020, më e forta që nga viti 1996”, tha Bank al-Maghrib (BAM).

Megjithëse institucioni pret një rimëkëmbje prej 4,2% vitin e ardhshëm, ai paralajmëroi ndaj një rimëkëmbje të ngadaltë të aktivitetit, kërkese të dobët të huaj dhe një ndërprerjeje të zinxhirit të furnizimit, që do ta bënte recesionin edhe më të thellë.

Vitin e kaluar, Maroku regjistroi një normë rritjeje prej 1,5% kundrejt 2,7% në 2018./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.