Pogradec/ Komiteti Rajonal për Zhvillimin e Turizmit, strategji e përbashkët mes bashkive

TIRANË, 16 qershor /ATSH/ Sot në Pogradec u mbajt mbledhja e Komitetit Rajonal të Zhvillimit Turizmit nën drejtimin e prefektit Dhori Spirollari dhe pjesëmarrjen e kryetarëve të bashkive të Juglindjes, Këshillit të Qarkut, Policisë së Shtetit, Drejtorisë së Monumenteve të Kulturës, AKU-së.

Fokusi i diskutimeve, në këtë takim ishin masat që duhet të zbatohen për sezonin turistik në respektim të protokolleve të mbrojtjes kundër COVID-19.

Në takim u vu theksi në domosdoshmërinë e krijimit të një strategjie për turizëm të përbashkët mes bashkive të rajonit, në kushtet e masave ndaj COVID-19.

Prefektit Spirollari vuri në dukje rolin e rëndësishëm të turizmit në ekonomi dhe tha se,  “sfidat e këtij sezoni turistik, janë masat që duhet të ndërmerren për turistët vendas dhe të huaj, në mënyrë që të arrihet thithja sa më e madhe e tyre në juglindje të vendit”.

Gjatë takimit u theksua se edhe operatorët turistikë kanë ndërmarrë të gjitha masat për të ofruar cilësi dhe kushte maksimale për vizitorët dhe turistët.

 

/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.