Matura Shtetërore/ Publikohet testi i Matematikës me alternativat e sakta

TIRANË, 16 qershor/ATSH/ Qendra e Shërbimeve Arsimore ka publikuar njërin prej varianteve të testit të provimit të detyruar të Maturës Shtetërore në lëndën e Matematikës për vitin 2020.

Në variantin e publikuar, alternativat e sakta janë të theksuara. Në publikimin e testit të provimit të Matematikës, Qendra e Shërbimeve Arsimore ka informuar se “testi që po publikojmë, është vetëm njëri nga katër variantet e zhvilluara në provimin e Matematikës për Maturën Shtetërore 2020. Të gjitha variantet kanë pyetje të njëjta, por renditja e tyre si edhe renditja e alternativave për secilën pyetje ndryshon në çdo variant”. 

Tani më edhe një provim ka mbetur për mbi 32 mijë maturantë. Në 18 qershor përfundojnë sezonin e provimeve me lëndën me zgjedhje.

Alternativat e sakta janë të theksuara:

https://drive.google.com/file/d/1-2f-AJ6aYG0bZozevlsZiXKJZ9wNyQDE/view

z.tosku/ /a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.