“Gjermania, avokate e shkëlqyer e integrimit të Shqipërisë në BE”, Manja takon ambasadorin Zingraf

TIRANË, 16 qershor/ATSH-A. Fortuzi/ Kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja ka takuar të martën ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë, Peter Zingraf, për të diskutuar prioritetet e punës së Komisionit të Ligjeve.

Manja theksoi se Gjermania është avokate e shkëlqyer e integrimit të Shqipërisë në BE.

“Me miqtë e vërtetë nuk ka tema tabu”, – theksoi Manja.

“Me Ambasadorin e Gjermanisë Peter Zingraf diskutuam për prioritetet e punës së Komisionit të Ligjeve, zbatimin e Reformës në Drejtësi, reformën zgjedhore, zhvillimin ekonomik, shtetin e së drejtës, bashkëpunimin me Bundestagun etj. Fat të kesh miq si Gjermania, avokate e shkëlqyer e integrimit të Shqipërisë në BE”, – nënvizoi Manja. /j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.