GJERMANI – Merkel: Duhet ende shumë punë në kapërcimin e krizës së pandemisë

BERLIN, 16 qershor /ATSH-DPA/ – Kancelarja gjermane, Angela Merkel, paralajmëroi sot në lidhje me pengesat në trajtimin e pandemisë së koronavirusit, ndërkohë që vazhdojnë debatet për lehtësimin e mëtejshëm të kufizimeve në jetën publike.

“Askush nuk mund të jetë i sigurt se si është zhvilluar sjellja e konsumatorit gjatë pandemisë”, deklaroi Merkel, duke theksuar se e tërë ekonomia gjermane po përjeton një rënie të madhe.

“Ende na mbetet shumë punë për të bërë”, vazhdoi ajo.

Në lidhje me lehtësimin e paralajmërimeve për udhëtimet nëpër Europë, Merkel tha se të gjithë duhet të lejohen të shijojnë një udhëtim jashtë vendit, në Greqi ose në Majorka./ /sara/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.