GJERMANI – Inflacioni në nivelin më të ulët që nga 2016-ta

BERLIN, 16 qershor /ATSH-DPA/ – Inflacioni vjetor në Gjermani ra në nivelin e tij më të ulët që nga viti 2016 duke u ngadalësuar me 0,6 % për të tretin muaj radhazi, njoftoi Zyra Federale e Statistikave (Destatis).

”Cmimet e konsumatorit në ekonominë më të madhe europiane janë rritur me ritmin më të ngadaltë që nga shtatori 2016”, theksoi Destatis.

Shkalla e inflacionit buron kryesisht nga rënia e çmimeve të naftës, pas recesionit global të lidhur me koronavirusin.

Banka Qendrore Europiane synonte të mbante inflacionin nën 2% për vendet e zonës euro, por nuk e ka bërë një gjë të tillë që prej disa vitesh./ /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.