FUTBOLL – Hazard: Kënaqësi të rikthehesh në fushë me Realin

MADRID, 16 qershor /ATSH-MIA/ – Sulmuesi i Realit të Madridit, Eden Hazard është i kënaqur me fitoren ndaj Eibarit (3:1) në ndeshjen e javës së 28-të të kampionatit të futbollit La Liga, në Spanjë.

“Është kënaqësi të rikthehesh në fushë me të bardha”, ka publikuar në rrjetet sociale Hazard pas fitores së mbrëmshme duke i bashkëngjitur kësaj edhe fotografinë.

Eden Hazard u transferua tek Reali i Madridit në verën e vitit 2019 nga Chelsea për 100 milionë euro, por ka luajtur rrallë për shkak të dëmtimeve.

Në sezonin 2019-20, ai luajti 16 ndeshje me Realin duke shënuar vetëm një gol./ /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.