FOTO/ Përmirësohet infrastruktura rrugore në Dvoran të Korçës

TIRANË, 16 qershor /ATSH/ Bashkia e Korçës po vijon investimet për përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe përmirësimin e kushteve të jetesës për banorët e zonave rurale.

Kryetari i bashkisë Korçë, Sotiraq Filo inspektoi sot përfundimin e punimeve në rrjetin e kanalizimeve dhe asfaltimin e rrugës në Dvoran, e cila jo vetëm përmirëson kushtet për 50 familje, por edhe shërben si unazë për pjesën tjetër të fshatit.

Investimet kryesore në bashkinë e Korçës për vitin 2020 janë adresuar kryesisht në rikonstruksionin e rrugëve rurale, si një mundësi tjetër për nxitjen e agroturizmit në këto zona.

E konsideruar si prioritet për komunitetin, infrastruktura rrugore rurale tashmë garanton standarde dhe nxit lëvizjen e njerëzve dhe mallrave, duke afruar zonat bujqësore me tregun. /j.p//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.