FOKUS – 350 milionë persona rrezikojnë të preken nga COVID-19

PARIS, 16 qershor /ATSH-AFP/ – Rreth 350 milionë persona në botë rrezikojnë të preken nga sëmundja COVID-19 dhe do të kenë nevojë për shtrim në spital në rast kontaminimi, sipas një studimi britanik të publikuar sot.

Dimë që koronavirusi i ri prek shumë në mënyrë të pabarabartë qeniet njerëzore në funksion të faktorëve të ndryshëm, lidhur me gjendjen shëndetësore, moshën, gjininë e të tjera.

SARS-CoV-2 e lë shumicën e të rinjve të paprekur dhe në gjendje të mirë shëndetësore dhe prek shpesh personat e moshuar të prekur nga sëmundje kronike si diabeti.

Në funksion të asaj që dihet për faktorët e rrezikut, studiuesit britanikë kanë kërkuar të vendosin për 188 vende rreziqet e diferencuara për popullsitë sipas moshës, gjinisë dhe gjendjes shëndetësore.

Rezultatet e publikuara, në revistën mjekësore britanike “The Lancet Global Health”, tregojnë se 1,7 milionë persona, rreth 22% e popullsisë botërore, kanë të paktën një faktor rreziku që i bën më të predispozuar të kenë një formë të rëndë të COVID-19.

Mes këtyre, 349 milionë persona janë më të rrezikuar për të zhvilluar një formë të rëndë të sëmundjes COVID-19 dhe do të kenë nevojë të shtrohen në spital në rast kontaminimi.

“Ndërsa vendet po dalin nga kufizimi (…) shpresojmë që vlerësimet tona të ofrojnë një pikënisje të dobishme për qeveritë që kërkojnë mënyra për të mbrojtur më të prekurit nga një virus që vazhdon të qarkullojë”, theksoi autori kryesor i studimit, Andrew Clark, nga  “London School of Hygiene and Tropical Medicine” (LSHTM)./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.