Dhërmi/ IKMT prish 11 objekte të ndërtuara pa leje në vijën bregdetare

TIRANË, 16 qershor /ATSH – I. Vata/ IKMT në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ushtruan kontrolle në plazhe e hapësira publike në bazë të planit të masave të hartuara për sezonin turistik.

Gjatë kësaj jave është verifikuar vija bregdetare në Dhërmi ku u konstatuan 11 ndërtime pa leje, të ngritura në kundërshtim edhe me rregullat teknike, pasi ishin vendosur në rërë.

Ndaj këtyre objekteve është ndërhyrë me mjete duke i prishur, ndërsa ndaj pronarëve abuzivë janë marrë masa administrative dhe kryer veprimet procedurale për ndërtime në kundërshtim me ligjin.

IKMT dhe Policia e Shtetit vijon punën evidentimin dhe parandalimin e shkatërrimit të mjedisit qoftë përmes ndërtimeve pa leje, ashtu edhe me hedhje inertesh.

Ky aksion do të shtrihet në gjithë bregdetin dhe kudo ku ka ndërtime pa leje.

Policia e Shtetit dhe IKMT fton çdo qytetar të denoncojë shkeljet në numrin falas 112 ose përmes Komisariatit Dixhital. /a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.