Remont për mirëmbajtjen e nënstacionit Valias, kufizime energjie në disa zona

TIRANË, 15 qershor/ATSH/ Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), njoftoi sot se, si pasojë e punimeve të planifikuara për mirëmbajtjen e një fideri të Tiranës do të kryhen remonte, dhe për rrjedhojë është e detyrueshme të stakohet përkohësisht furnizimi me energji elektrike.

OSHEE njoftoi abonentët e Tiranës se ditën e nesërme (16 qershor) do të ketë stakim të energjisë në disa zona.

“Për shkak të remontit të planifikuar në një nga fiderat e NST Valias, gjatë intervalit kohor 09:00-14:00 do të stakohet energjia në këto zona në Tiranë: pjesërisht Bathore, Breg Lumi, Valias, Kamëz”, njoftoi OSHEE./m.m/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.