Rekrutimi në Forcat e Armatosura/ 127 djem dhe vajza nisin Shkollën e Trupës në Bunavi

TIRANË, 15 qershor/ATSH/  Garnizoni “Skënderbej” gumëzhiu sot nga të rinjtë e rekrutuar së fundmi në Forcat e Armatosura.

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, tha se “127 djem dhe vajza, pasi u testuan për COVID-19, sipas të gjithë protokollit shëndetësor, për 3 muaj do të kenë shtëpinë e tyre të re, Shkollën e Trupës në Bunavi”.

“Stërvitja Individuale Bazë krahas vështirësive fizike e psikologjike, këtë vit do të zhvillohet nën masa të rrepta kundër përhapjes së pandemisë”, u shpreh Xhaçka.

Ministrja Xhaçka u uroi suksese të rinjve, duke i cilësuar ata “energjia e madhe e Forcave të Armatosura”.

/k.s/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.