Lejet e drejtimit/ Vijon zhvillimi i testimeve teorike, respektohen distancat dhe masat e sigurisë

TIRANË, 15 qershor/ATSH/ Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor po vijon zhvillimin e testimeve teorike për marrjen e lejedrejtimit, duke respektuar distancat dhe masat e sigurisë.

Ashtu sikurse aktiviteti i autoshkollave, edhe testimet përkatëse janë zhvilluar konform të gjitha protokolleve të vendosura nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, duke respektuar distancat e sigurisë, si dhe duke mos neglizhuar mjetet mbrojtëse si maska dhe dezinfektantë.

DPSHTRR i bën thirrje çdo kursanti që po përgatitet për t’u pajisur me lejedrejtimi që të simulojë testimin teorik online në faqen: http://testim.dpshtrr.gov.al”.

/m.m/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.