KPK shkarkon nga detyra Bernina Kondin dhe Petrit Aliajn, gjyqtarë në Gjykatën Administrative të Apelit Tiranë dhe Vlorë

TIRANË, 15 qershor /ATSH – I. Vata/ Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka zhvilluar sot një seancë dëgjimore me subjektin e rivlerësimit Bernina Kondi, gjyqtare në Gjykatën Administrative të Apelit Tiranë.

KPK nisi seancën dëgjimore në orën 13:00 me gjyqtaren e Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë me trupën gjykuese të përbërë nga Olsi Komici, Xhensila Pine, Brunilda Bekteshi.

Pas analizimit të provave dhe fakteve, trupa gjykuese e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit vendosi shkarkimin e saj nga detyra.

Po ashtu, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka zhvilluar sot një seancë dëgjimore me subjektin e rivlerësimit Petrit Aliaj, gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit Vlorë.

KPK nisi seancën dëgjimore në orën 13:15 me gjyqtarin e Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë, me trupën gjykuese të përbërë nga: Brunilda Bekteshi, Etleda Çiftja, Xhensila Pine.

Pas analizimit të provave dhe fakteve trupa gjykuese e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit vendosi shkarkimin e tij nga detyra. /r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.