Gjyqtarja Fatmira Hajdari përballet me vetingun, vendimi i KPK në 18 qershor

TIRANË, 15 qershor /ATSH – I. Vata/ Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka zhvilluar sot një seancë dëgjimore me Fatmira Hajdarin, gjyqtare në Gjykatën e Apelit Tiranë.

Seanca dëgjimore në KLP nisi sot në orën 10:00 e përbërë nga trupa Gjykuese: Roland Ilia, Firdes Shuli, Etleda Çiftja.

Pas ballafaqimit të provave dhe fakteve Komisioni i Pavarur i Kualifikimit do të mblidhet në një seancë tjetër më 18 qershor për të shpallur vendimin. /a.g/ /r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.