Dita e dytë e aksionit, IKMT vijon shembjet në Shkozë për Unazën Lindore të Tiranës

TIRANË, 15 qershor/ATSH/ Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit pas shembjes së 12 objekteve në zonën e Shkozës në Tiranë, ka nisur ditën e dytën të aksionit në unazën lindore të kryeqytetit.

Shembja e tyre i hap rrugë lotit të tretë të unazës lindore të kryeqytetit ndërsa ky lot ka një gjatësi prej 3,3 kilometrash dhe një vlerë prej 2.33 miliardë lekësh.

Prishja e ndërtimeve nuk është kundërshtuar nga banorët, të cilët janë shpronësuar me vendim qeverie. z.tosku/ /a.g//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.