Paketat gjatë pandemisë/ Mbi 230 mijë shqiptarë morën mbështetje financiare

TIRANË, 14 qershor/ATSH/ Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj tha se “deri më sot janë shpërndarë pagat e premtuara për mbi 230 mijë shqiptarë, si mbështetje nga Paketat e qeverisë gjatë pandemisë”.

Denaj siguroi se “Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve do të përmbyllin procesin brenda muajit qershor”.

Nga Paketa 1 e mbështetjes, këstin e parë e kanë përfituar 64 904 punonjës me një fond total prej 1 687 504 lekë; për këstin e dytë janë paguar 64 769 punonjës me një fond prej 1 683 994 lekë dhe për këstin e tretë janë paguar 364 077 punonjës me 1 666 002 lekë.

Ndërsa Paketa 2 e mbështetjes u ka ardhur në ndihmë 41 797 bizneseve, 166 571 punonjësve me një fond të paguar prej 6 662 840 lekësh.

/m.m/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.