Durrës/ Në pranga një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar

TIRANË, 14 qershor/ATSH/ Policia e Durrësit arrestoi sot një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Policia arrestoi shtetasin Agim Hasanbelli, 49 vjeç, banues në lagjen nr. 13, Durrës, sepse Gjykata e Torinos, Itali, në vitin 2017 e ka dënuar me 9 vite burgim, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, “Organizatë kriminale” dhe “Vjedhje me dhunë”.

Po ashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të kontrolleve për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, arrestuan në flagrancë shtetasen F. Z. dhe proceduan penalisht shtetasen H. C., të dyja banuese në fshatin Larushk, Krujë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet përreth dhe në oborr, iu gjetën të kultivuar disa fidanë të dyshuar si cannabis sativa.

Në vijim të punës për parandalimin e aksidenteve dhe ndëshkimin e drejtuesve që drejtojnë mjetin në gjendje të dehur, Policia e Durrësit arrestoi 2 shtetas./m.m/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.